AKB-ja për rrafshin e Dukagjinit viziton sektorin e marketeve, “Besi ”, bëhet pjesë e saj

22 janar 2024 | 13:08

Aleanca Kosovare e Biznesit për rrafshin e Dukagjinit, ka vazhduar me vizita nëpër biznese të ndryshme. Ata kanë vizituar edhe Supermaketin “Besi”, me ç’rast janë njoftuar për punën dhe angazhimin e saj. Siç bëhet e dituar nga zyrtarët e AKB-së, super maketi “Besi”, nga sot është bërë anëtare e e AKB-së.

Njoftimi i plotë i AKB-së për rrafshin e Dukagjinit.

Në vazhdën e punës në terren dhe takime, kryetari z. Fetahu së bashku me bashkëpunëtorë Shefin e Kabinetit z.Avdi Lala dhe zyrtarin e lartë z.Edmond Delija, vizituan dhe anëtarësuan bizneset e sektorit të Marketeve, me shumice dhe pakice dhe shumë shërbime të tjera në këto sektorë në Gjakovë dhe më gjerë në rrafshin e Dukagjinit.

Nga këto vizita u arritën marrëveshje anëtarësie me kompaninë shumëvjeçare të tregetise ndër më të mëdhenjtë në zonën e tyre, dhe shumë shërbime të një kualiteti të lartë dhe shumë cilësor të ndryshme në fushën e lartëcekur dhe të gjitha shërbimet të tjera nga ky sektor për rrafsh të Dukagjinit, me biznesin, “Besi Market” me pronar z. Besart Rrahmanaj.

Kryetari z.Fetahu së bashku me bashkëpuntorë të tij, e përgëzuan z.Rrahmanaj, për punën qe po bën si market i shkëlqyeshëm dhe shume cilësore për klientët qe e vizitojnë nga mbarë Kosova dhe me gjerë në Gjakovë, dhe shërbyes i suksesshëm në të gjitha llojet e veprimtarisë te këtij sektori për klientët, dhe si biznes që ka një numër të madh punëtoresh të punësuar, gjë qe ul dukshëm papunësinë dhe njëherësh rrit buxhetin e shtetit si tatimpagues i madh në këtë sektor.

Nga sot e tutje biznesi ne fjalë është anëtar i AKB-së dhe rrugëtimi të ecë se bashku me të gjitha bizneset qe ka Aleanca Kosovare e Bizneseve si e vetmja “LIDERE” e të bërit biznes në Kosovë, Rajon, Ballkan, Evropë dhe botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian i la pak imagjinatës për 364 milionë ndjekësit…