AKB-ja: ZRRE të tërhiqet tani, vendimi për liberalizim e tregut energjetik po fundoset nga gjykata

31 korrik 2025 | 16:01

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të ZRRE-së lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë dhe rithekson kërkesën e AKB-së që ky vendim të anulohet menjëherë.

“Ky proces, që nga fillimi, është shoqëruar me mungesë transparence dhe gabime serioze procedurale, duke prodhuar vetëm pasiguri ligjore dhe dëme për sektorin privat. Bizneset kanë nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri – jo vendime të nxituara që rrezikojnë funksionimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. AKB u bën thirrje institucioneve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të përfshijnë komunitetin e biznesit në çdo hap të reformave të ardhshme, për të garantuar një treg të drejtë, të hapur dhe të sigurt për të gjithë”, theksohet në reagimin e AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nuk ka më asnjë dilemë për të ardhmen e…