Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Prishtinë

16 dhjetor 2023 | 18:12

Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në xhudo.

Kampionati Evropian i xhudos është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe xhudistët kosovar nuk kanë zhgënjyer.

Xhudisti më i suksesshëm i këtij kompeticioni pa dyshim që ka qenë Akil Gjakova. Gjakova është i pari xhudistë që në Prishtinë ka rrëmbyer vendin e parë, duke fituar medaljen e arit.

Ai në finale mposhti italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogram. Kjo është medalja e katër në këtë, pasi edhe Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljen e bronztë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pasi gazetarja Rinë…