Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit

25 tetor 2023 | 11:49

Akil Gjakova e ka vazhduar rrugëtimin e tij të sigurt në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Garuesi nga Kosova kaloi në rrethin e katërt të kësaj gare, ku do të përballet me amerikanin Jack Yonezuka.

Paraprakisht, xhudisti pejan e eliminoi në rrethin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, garuesin nga Bahamas, Andreë Munnings, ndërsa në atë të dytë ishte më i mirë e finlandezi Valtteri Olin.

Kurse, në rrethin e tretë e mundi kazakun Zhansay Smagulov.

Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua nga kjo garë në rrethin e dytë në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabit.…