Akil Gjakova mbetet pa medalje në Doha

12 janar 2021 | 14:43

Xhudisti Akil Gjakova nuk ka arritur t’i siguron Kosovës medaljen e katërt në Mastersin e Dohas në Katar.

Gjakova është mposhtur nga Khikmatillokh Turaev në fazën e parë të repesazhit në kategorinë deri 73 kilogramë. Gjakova u mposht paraprakisht me Ippon në çerekfinale nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov në Mastersin e Dohas në Katar, kurse dy raundet e para i kaloi me sukses.

Nesër (e mërkurë) do të garojë Loriana Kuka, e cila e mbyll garimin e xhudistëve të Kosovës në këtë event.

Duhet cekur se të hënën, Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova ia kanë sjellë Kosovës tri medalje nga Mastersi i mbajtur në Doha të Katarit. Krasniqi është stolisur me medaljen e artë, kurse Kelmendi dhe Gjakova me të bronztën.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot ankesë në Panelin Zgjedhor për…