Akil Gjakova siguron medalje, shkon në finale të Grand Slamit të Abu Dhabit

25 tetor 2023 | 13:33

Akil Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudisti Gjakova është kualifikuar në finale të kësaj gare prestigjioze.

Garuesi nga Peja ia ka dalë ta mposht në gjysmëfinale kazakun Daniyar Shamshayev për ta prekur finalen e madhe në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Paraprakisht, në rrethin e parë xhudisti pejan e eliminoi garuesin nga Bahamas, Andreë Munnings, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se finlandezi Valtteri Olin.

Ndërsa në rrethin e tretë, Gjakova ishte më i mirë se kazaku Zahsay Smagulov.

E në gjysmëfinale, Akili e ka mposhtur kazakun tjetër, Shamshayev.

Në finale, ai do të përballet me garuesin nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.

Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë në Abu Dhabi.

Ndërkohë, xhudistja Loriana Kuka është eliminuar në rrethin e dytë të këtij Grand Slami, në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Hamasi nuk…