Akili dhe Distria prekin gjysmëfinalen në Grand Slam Paris 2019

09 shkurt 2019 | 14:21

Me një ippon mjeshtëror në shënim të artë, Akil Gjakova, vazhdoi dominimin e sotëm në Grand Slamin e Parisit. 

Kampioni në fuqi i vitit të kaluar të këtij Grand Slami, Akil Gjakova, u kualifikua në gjysmëfinale, pas triumfit ndaj armenit, Ferdinand Karapetian, kampion i tanishëm i Evropës. 

Pas tri fitoreve, Akilin e pret gjysmëfinalja me Tsogbaatar Tsend-Ochir të Mongolisë. 

Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Distria Krasniqi. Ajo në -48 kg mundi në çerekfinale Yuyeong Kang. Deri më tani shënoi tri fitore. 

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova nuk e kishte ditën, pasi u ndalë në luftën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Posaçëm në Korenë e Veriut, Stephen Biegun,…