
Akili nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale
26 korrik 2021
| 08:02
Akil Gjakova nuk arrin të hyjë në gjysmëfinale.
Pas një lufte të ashpër, u mund në shënim të artë prej mongolezit, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.
Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit.