Akoma mbante erë, çfarë u zbulua në sipërfaqe të ujit në një ishull të largët?

20 qershor 2025 | 12:27

Shishja përmbante gjithashtu një kartëmonedhë dy dollarëshe nga viti 1974…

Një mesazh i çuditshëm në një shishe u shfaq së fundmi në brigjet e një ishulli të largët kanadez. Zbulimi u njoftua nga Parku Kombëtar i ishullit Sable. Ishulli i vogël ndodhet pranë ujërave të Nova Scotia. Në postim, zyrtarët e parkut thanë se shishja u zbulua nga Mark Doucette, një teknik arkeologjie nga Potlotek First Nation, një komunitet i amerikanëve vendas Mi’kmaq. “Mesazhi është shumë i zbehtë, por ne mund të dallojmë se shishja u dërgua në det më 14 janar 1983, nga një anije furnizimi që vepronte pranë ishullit Sable,”-thuhet në postim.

Përfaqësuesja e Parks Canada, Jennifer Nicholson, tha se, pasi hapi shishen, gjëja e parë që zyrtarët vunë re ishte aroma e saj e fortë. “Epo, së pari, ende mund të nuhasje xhinin. Edhe 40 vjet më vonë, ajo nuk ishte zbehur”-kujtoi ajo. Xhini treti një pjesë të bojës në letër, por ishte ende paksa e dukshme. Nicholson tha se letra ishte ende e lagur ngaqë kishte qëndruar në shishe për katër dekada. “Ndërsa thahej, mund të dalloje më shumë nga mesazhi dhe mund të shihje gjurmët e lëna nga stilolapsi”-tha ajo.

Letra kishte detaje të pakta rreth anijes nga e cila ishte dërguar, gjë që kërkoi disa kërkime nga zyrtarët e parkut. “Në fillim ishte pak e vështirë të dalloje emrin e anijes. Mund të dalloje se mbaronte me ‘Sea Hunter’”-tha Nicholson. “Ne bëmë pak gërmime dhe një nga arkeologët zbuloi se dikur kishte një anije furnizimi të quajtur Wimpey Sea Hunter. Ishte një anije britanike furnizimi e ndërtuar në Devon në vitin 1982. Kishte emra ekuipazhi edhe në anën e pasme. Nuk kemi qenë në gjendje të gjurmojmë asnjë nga ekuipazhi pas kësaj kohe. Por nëse janë atje, do të na pëlqente të dëgjonim prej tyre”-shtoi ajo.

Shishja përmbante gjithashtu një kartëmonedhë dy dollarëshe nga viti 1974, e cila paraqiste një portret të Mbretëreshës së re Elizabeth. “Kemi pasur pajisje si televizorë dhe frigoriferë të dalin në plazh veçanërisht frigoriferë”-theksoi Nicholson. “Banka e Kanadasë zëvendësoi kartëmonedhën dy dollarëshe me [monedhën dy dollarëshe] në vitin 1996 dhe disa nga ekipi ynë Sable nuk kishin parë kurrë një kartëmonedhë dy dollarëshe më parë”-vuri në dukje Nicholson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi prej 1 milion dollarësh ka ndezur një garë globale…