AKP-ja e shoqëruar nga Policia e Kosovës, ndërhyn në zyrat e “Agro Kosova Holding”

03 shkurt 2022 | 11:37

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”, raporton Ekonomia Online.

Kurse, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.

Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.

Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi ‘Zgjoi’, nën regji të Blerta Bashollit, ka arritur të…