AKP-ja shpalli rezultatet e shitjeve përmes likuidimit nr. 44

27 shkurt 2019 | 16:58

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën ka mbajtur ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 44 përmes metodës së likuidimit, ku shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 93 asete sa ishin në shitje konkurruan 157 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 7,535,397 euro. “Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm”, është thënë në njoftimin për medie.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën ka vizituar qytetarët…