AKR i bashkohet LDK’së për zgjedhjet e 28 dhjetorit
27 nëntor 2025
| 17:26
Aleanca Kosova e Re (AKR) do të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke garuar në një listë të përbashkët me LDK-në. Kështu ka konfirmuar Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të AKR-së, Vesel Makolli. Marrëveshja pritet të nënshkruhet të marten e javës që vjen.
“AKR-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, duke garu në listen e LDK-së. Me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, u dakoorduam që marrëveshja të nënshkruhet të marten e ardhshme” tha Makolli për Blic.
Subjektet politike tashmë kanë filluar të bëjnë publike koalicionet e para parazgjedhore.
Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit do të zgjasë 12 ditë nga 17 deri me 28 dhejtor.



