AKR-ja ia ofron postin e ministrit të Brendshëm Florian Qehajës

05 prill 2018 | 13:38

Aleanca Kosova e Re (AKR) ia ka ofruar pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajës, njohës i çështjeve të sigurisë.

Qehaja e ka konfirmuar për Gazetën Express se partia e Behgjet Pacollit, e ka kontaktuar, por se ai po e shqyrton ofertën dhe se akoma s’ka vendosur.

“S’ka asgjë të konfirmuar. Jam kontaktuar, por akoma jam duke e shqyrtuar”, ka thënë shkurt Qehaja.

Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos aplikohet masa…