AKR-ja nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me njërën nga paritë e mëdha

23 dhjetor 2020 | 12:11

Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re (AKR) nuk e ka përjashtuar koalicionin me njërën nga partitë e mëdha për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që sipas kësaj partie duhet të mbahen në fund të janarit apo fillim të shkurtit të vitit 2021.

Jetlir Zyberaj nga Aleanca Kosova e Re, pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.

“Jemi të pajtimit që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje, mendojmë nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit” ka thënë Zyberaj.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që partia e tij të shkoj në koalicion me një prej partive të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare…