Aksident afër kufirit Kosovë-Maqedoni, lëndohen nëntë policë maqedon

29 dhjetor 2020 | 20:19

Nëntë policë janë transferuar në spitalin e Kumanovës pasi furgoni i e tyre është përplasur me një veturë të llojit “VolksWagen Pasat” të hënën në mëngjes, njofton MPB.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 8 e 20 minuta.

Më datë 28.12.2020, në ora 8 e 20 minuta, në afërsi të fshatit Bellanoc, ka ndodhur një aksident trafiku mes një furgoni “Reno” me targa të Shkupit, pronë e MPB, në të cilën kanë qenë nëntë policë dhe veturës “Folksvagen pasat” me targa të Kuanovës, e drejtuar nga B.Sh. (48) nga Kumanova. Pas aksidentit, policëve u është ofruar ndihmë në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi hetues nga SPB Kumanovë, Prokurori Publike dhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale”, njoftoi MPB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 85 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi…