Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari nga Gjakova

04 korrik 2026 | 21:26

Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova. Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti me motor.

Familjarët dhe të afërmit e kanë përkujtuar të ndjerin, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij.

“Me largimin e tij humbëm një shok të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermerët Kosovarë të Qumështit (FKQ) kanë reaguar pas konferencës së…