Aksident fatal në “Kosova B”, humb jetën një punonjës 55-vjeçar
27 shkurt 2026
| 12:27
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.
Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, e ku më pas ka vdekur.
Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.
Me pikëllim të thellë, KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS



