Aksident fatal në një fshat të Prishtinës, 31-vjeçari vdes pasi i bie lisi

24 gusht 2025 | 19:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në komunën e Prishtinës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi  ka rënë nga një trung druri.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur policia është njoftuar për një person të lënduar rëndë.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G., mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore, në koordinim me prokurorinë, po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, tha Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes thotë se Lista Serbe ka të…