Aksident fatal në Prishtinë, vdes një motociklist

01 gusht 2025 | 20:21

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Pllana.

Sipas tij, Njësia e Trafikut të Kryeqytetit është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkojë për herë të parë më…