
Aksident fatal në ShBA, humbet jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina
16 qershor 2025
| 07:56
Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka dhënë Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i ka shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW.
Në këto momente të rënda jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim.