Aksident i frikshëm me makinë nga futbollisti anglez

29 shtator 2019 | 15:00

Ish-ylli i kombëtares angleze, Jermain Defoe, është përfshirë në një aksident të frikshëm me makinën e tij. Lojtari, bashkë me të dashurën e tij, ishin të dy në makinën e tipit “Range Rover”, teksa ditën e djeshme rreth orës 18:00, u përfshinë në një aksident me një “BMW”.

Për fat të mirë, Defo ia hodhi paq, i palënduar nga ky aksident, dhe në një video të postuar për tifozët, shprehet se është mirë, por në shok nga kjo ngjarje. Dëshmitarët e gjendur aty pranë, u shprehën se përplasja kishte qenë me të vërtetë e frikshme, dhe kishin menduar se dikush do ishte lënduar keq, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

bandicam 2019-09-29 13-21-19-744

bandicam 2019-09-29 13-21-25-607

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bashkatdhetar që jeton në Zvicër, ka gjetur 500 euro.…