Aksident i rëndë mes kamionit dhe makinës në afërsi të Rrëshenit në Shqipëri, një i vdekur dhe disa të plagosur
21 nëntor 2025
| 21:21
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, në aksin rrugor Milot-Kalimash.
Kamioni është përplasur me një makinë, duke i marrë jetën një personi dhe plagosur disa të tjerë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa qarkullimi është bllokuar për momentin.



