Aksident i rëndë në aksin Kardhiq – Delvinë, një i vdekur e tre të lënduar
05 qershor 2026
| 08:52
Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të premteje. Mësohet se nga ky aksident një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Raportohet gjithashtu se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mjeti tjetër, Audi me targa AB 558 XR, ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.



