Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, përfshihen dy kamioneta

19 maj 2025 | 16:39

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Mazgit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:00 dhe në aksident janë përfshirë dy kamioneta.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar për Telegrafin se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.

“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Evropës…