
Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren
17 tetor 2025
| 08:58
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Prishtinë-Prizren.
Sipas pamjeve nga Kosovapress, shihet se një kamion ka dalë nga rruga.
Ndërkohë nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.