Aksident i rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person
25 tetor 2025
| 18:09
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka treguar se s se për pasojë një person ka mbetur i vdekur.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi.



