
Aksident i rëndë në Deçan, përfshihen dy vetura
08 tetor 2025
| 15:30
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Deçan-Gjakovë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të shumta materiale.
Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi shihet se të dy veturat kanë përfunduar jashtë rruge pas përplasjes.
Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar. Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.