Aksident i rëndë në Drenas, vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura

30 tetor 2022 | 19:47

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Bardhi i Madh”, në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se policia ka nisur hetimet zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e boksit, Aziz Salihu, ishte i ftuar në emisionin…