
Aksident i rëndë në Has, vdes shoferi
08 shtator 2025
| 21:58
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Has, përkatësisht në rrugën Krumë–Golaj.
Siç raporton “A2CNN”, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku dy persona të tjetër kanë mbetur të lënduar.
Mjekët kanë bërë të ditur se dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.