Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
11 nëntor 2025
| 07:49
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Një makinë është përplasur në mbrojtëset rrugore.
Nuk dihet nëse ka të lënduar. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, derisa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.




