
Aksident i rendë në Prishtinë, vetura godet 4 vajza (foto)
29 mars 2022
| 18:35
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash përballë mensës së studentëve në Prishtinë, përkatësisht në afërsi të zyrave të LDK-së, dega e Prishtinës.
Fotografitë janë shpërndarë nga lexuesit tek Gazeta Demos të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se një makinë ka goditur katër vajza të reja.
Bëhet e ditur se Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.