Aksident i rëndë në Prizren, tre persona të lënduar

10 janar 2022 | 22:59

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku  tre persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre është në gjendje më të rëndë, shkruan FrontOnline.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Renault” dhe “BMW”.

“Vetura Renault me targa vendore, ngjyrë e bardhe, ka qenë duke lëvizur nga Korisha në drejtim të Prizrenit dhe me të arritur te udhëkryqi për në fshatin Lubizhdë, merr kthim në të majtë pa u siguruar mirë dhe kështu e pengon veturën BMW, ngjyrë e kaltër, e cila ishte duke lëvizur nga Prizreni në drejtim të Suharekës . Me këtë raste përveç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime të lehta trupore vozitësi i veturës Renault si dhe pasagjeri i tij kurse pasagjeri i veturës BMW merr lëndime të rënda i cili ndalet për tretman mjekësor në Spitalin rajonal në Prizren. Rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut rajonal ne Prizren”, tha Osmanollaj për FrontOnline.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në periudhën e ardhshme, SHBA mund të vendosë sanksione ndaj…