
Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol
09 maj 2025
| 08:10
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pas mesnate në rrugën që lidh Zhabarin dhe Shipolin (te gaterrat).
Sipas pamjeve nga media lokale “Jepi Zë” të përfshira shihen dy vetura, ndërsa prezente është edhe autoambulanca.

E njëra nga veturat e përfshira ka përfunduar në kanal.