
Aksident i rëndë në Sarandë
15 qershor 2025
| 08:28
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit të futbollit, ku një automjet, që dyshohet të jetë drejtuar nga një shtetas i huaj, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
Sipas raportimeve paraprake, automjeti ka goditur disa mjete të parkuara dhe në lëvizje përpara se të përfundonte i përmbysur.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, raporton BallkanWeb.
Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.