
Aksident i rëndë trafiku në Shipol, vetura lë të vdekur biçiklistin 65 vjeçar
30 dhjetor 2024
| 20:34
Një 65 vjeçar ka vdekur mbrëmjen e sonte si pasojë e goditjes nga një veturë në Shipol të Mitrovicës
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.