Aksident magjistralen Lezhë-Shëngjin, lëndohen disa persona

07 korrik 2019 | 17:18

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Lezhë-Shëngjin ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë shtetas të moshave nga 24 deri në 36 vjeç si dhe një i mitur.

“Në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur ‘Lagje e Shaljanëve’, mjeti me drejtues shtetasin K.N., 24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç, banues në Kosovë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28 vjeç, banues në Tiranë. L.N., 20 vjeç, banues në Lezhë. B.K., 35 vjeçe, banuese në Kosovë dhe i mituri A.K., të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, është thënë në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri shqiptar, Etrit Berisha i ka vlerësuar vitet e kaluara…