
Aksident masiv në Gjermani/ Përshihen 14 automjete, disa persona të lënduar
03 gusht 2025
| 16:50
Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it.
“Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnë mediat. Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.
Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.