Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, Policia jep detaje

22 shkurt 2026 | 22:20

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në “Rrugën e Pejës”, te semaforët në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur”, tha ajo.

Ahmeti ka treguar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha tutje Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puerto Vallarta, një nga destinacionet më të vizituara turistike të…