Aksident me fatalitet në magjistralen Prizren-Gjakovë, vdes një person

12 shtator 2020 | 00:16

Një djalë rreth 20-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur mes tre mjeteve motorike në aksin rrugor Piranë-Krushë e Vogël – magjistralja Prizren-Gjakovë rreth orës 19:40.

Bëhet e ditur se Besmir Grulaj nga fshati Zojz i Prizrenit, është i riu i cili humbi jetën sonte, si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 19:40, në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë, një veturë dhe një traktor.

“Përveç viktimës që ka humbur jetën, edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj.

Gazeta Sinjali mëson se të lënduarit janë: personi i cili ishte në veturë me Besmirin, shoferi i kamionetës i cili vjen nga fshati Krushë e Madhe dhe shoferi i traktorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes e ka përshkruar Thomas…