Aksident me fatalitet në Podujevë, dyshohet se shoferi i kamionit pësoi sulm para përplasjes

15 shtator 2025 | 20:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Podujevë mes një kamioni dhe një veture, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kamionit, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Bazuar në pamjet nga kamerat e sigurisë, dyshohet se shoferi i kamionit mund të ketë pësuar një sulm shëndetësor para përplasjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila njoftoi se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Dëshmia e James Rubin mbi Ushtrinë Çlirimtare…