Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes biçiklisti

06 dhjetor 2022 | 23:01

Një 60-vjeçar ka humbur jetën sonte në Prishtinë, pasi një veturë aksidentoi atë teksa ishte duke ngarë biçikletën.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen ‘Lakrishte’ në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se një automjet dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit çiklisti, mashkull rreth 60 vjeç, ka humbur jetën”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi tutje Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-inspektori i përgjithshëm në AKI, Shkelzen Sopjani ka thënë se…