Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29-vjeçar

19 mars 2026 | 15:09

Një 29-vjeçar, me iniciale E.A, ka humbur jetën të enjten si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren, konkretisht në rrugën “Transiti i vjetër”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.

“Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën ‘Transiti i vjetër’, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion. Si pasojë e aksidentit, motociklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të enjten mbledhje…