
Aksident me vdekje në Dibër
22 korrik 2025
| 12:20
Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë.
Shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.