
Aksident mes kamionetës dhe veturës në Deçan, një person i lënduar (video)
21 nëntor 2021
| 18:21
Sot rreth orë 16:20 ka ndodhur një aksident mes një kamionete dhe një veture në fshatin Pozhar të Deçanit, nga ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tregoi për Klankosova.tv se i lënduari është dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Pejës.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë. Njësitet e policisë po bëjnë hetimet në vendin e ngjarjes.
https://youtu.be/NUb3D8CPcfQ