
Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar
01 shtator 2025
| 20:35
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.