Aksident mes pesë veturave në Vërmicë

04 korrik 2026 | 10:00

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vërmicë, 1 kilometër afër kufirit me Shqipërinë.

Në këtë aksident, sipas sinjalizuesve janë të përfshira pesë vetura, ndërsa raportohet për tre të lënduar, ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Menaxhimin Kufitar përmes një njoftimi për media ka…