
Aksident mes tri veturave në Drenas, ka të lënduar
22 tetor 2025
| 20:49
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, ku janë përfshirë tri automjete.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësiti rajonal i trafikut.