Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

04 tetor 2025 | 18:53

Një aksident trafiku  ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

‘‘Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka…