Aksident në autostradë, vdes një grua, lëndohen pesë persona

08 tetor 2020 | 08:50

Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku si pasojë e të cilit një grua ka vdekur dhe pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës nuk e ka saktësuar se në cilën autostradë ka ndodhur aksidenti, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Autostradë (NN)  06.10.2020-22:00.  Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë…