Aksident në Deçan, lëndohen tre persona-dy prej tyre më rëndë

14 shtator 2021 | 22:23

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën mbrëma në Deçan, rreth orës 21:15.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç ‘rast tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia rreth orës 21:15 ka marrë informacione për një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Dy nga të lënduarit shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, kurse personi tjetër është trajtuar në QKMF-në në Deçan”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka shënuar edhe golin e dytë në…